*Në shqip nuk ekziston fjalë adekuate për fjalën angleze “outsourcing”, që do të thotë kontraktim i një pale të tretë e cila mund t’i kryej disa shërbime më lirë ose në formë më efikase.
Shefi ekzekutiv i “Hinduja Global Solutions”, kompani e madhe indiane, ka thënë që Kosova është në mesin e disa vendeve të cilat kanë mundësi të luajnë rol më të madh në industrinë e outsourcing. Kosova është pjesë e vendeve të reja që po e përcjellin Republikën Çeke, Poloninë dhe Kinën, të cilat në vitet e fundit kanë arritur t’i tërheqin numrin më të madh të investimeve në sektorin e outsourcing.
India, pionier i revolucionit të këtij sektori para dy dekadave, ende e dominon industrinë me rreth 40% të tregut. Megjithatë, një vend në Evropën Lindore si Kosova ofron mundësi të mira gjeografike për shkak të afërsisë me Evropën Kontinentale. Përveç kësaj, Kosova e ka adoptuar Euron, është vazhdimisht duke e bërë legjislacionin e saj në përputhje me atë të BE-së dhe ka barrë relativisht të vogël të taksave dhe burokracisë.
Kompanitë e huaja i kanë kontraktuar shërbimet e tyre në Kosovë në të kaluarën, si për shembull qendrat e thirrjes apo shërbimet e Teknologjisë Informative (TI) të cilat janë tipike në këtë fushë. Në vitin 2007, kompania austriake “Wertheim” e përcolli një pjesë të zhvillimit të softuerëve të saj tek kompania vendore e TI “Rrota”. Kjo kompani e morri përsipër detyrën e zhvillimit të softuerëve të sofistikuar për kontrollimin e kasafortave të prodhuara nga Wertheim, një projekt i cili u vlerësua rreth 300,000 Euro.
ECIKS / The Economic Times