Kosova dhe Hong Kongu vendet më optimiste në botë

Ottawa, 8 janar 2004 – Kosova dhe Hong Kongu janë dy vendet me optimiste në botë, thekson sondazhi më prestigjioz në botë, i zhvilluar nga “Gallup International”. Rezultatet, e këtij sondazhi që u muarën gjatë muajve nëntor – dhjetor 2003, dhe ju referuan të dhënave të nxjerra nga 60 shtete, duke intervistuar kështu mbi 65 mijë qytetar kryq e tërthor botës, për të klasifikuar vendin më optimist dhe më me prespektiv për vitin 2004.

Disa ngjarje specifike kanë pasur efekte dramatike në disa vende në dhënien e rezultateve. P.sh. Hong Kongu, i mbërthyer vitin e kaluar – 2003, nga frika e tmerrshme e sëmundjes SARS, shfaqi krejt habitshëm, optimizëm e perspektivë të madhe për 2004. Në të njëjtën kohë, që Gjeorgjia, pas rrëzimit të Eduard Shevardnaxes, ka të drejtë të jetë më optimiste dhe më me perspektivë se herat e tjera.

Një fakt që ia vlen të potencohet më të madhe, thonë analistët e këtij sondazhi, është patjetër Kosova. Pikërisht, Kosova, e cila, aktualisht, udhëhiqet nga një adminstratë ndërkombëtare nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, ka edhe rezultatet më perfekte dhe më të admirueshme. Rezultatet e saja u japin shpresë dhe i frymëzojnë njëkohësisht ndërkombëtarët, e vendasit, që për tre vjet rresht, ata të jenë në krye të vendeve më optimiste dhe më me perspektivë në botë. Rezultatet e Kosovës, sipas tyre, tregojnë qartë se Kosova është vendi me më stabilitet dhe siguri dhe se në të ardhmen pret që këto shifra të ngrihen edhe më lart dhe Kosova të prosperojë.

Top 10 optimistët: Hong Kong 76, Kosova 76, Gjeorgjia 73, Azerbeixhani 72, USA 69, Australia 68, India 67 Argjentina 66, Nigeria 65, Kanadaja 60.

Duke përmendur rezultatet e këtij sondazhi ekspertët e tij theksojnë se veç Kosovës, që është ndër 10 vendet më me optimizëm dhe perspektiv nga vendet evropiane, asnjë vend tjetër europian nuk mundi të klasifikohet në 10 vendet e para. Dhe për çudi disa vende evropiane madje futen në renditjen e 10 vendeve më me pa prespektivë, e pa optimizëm qytetar. Ku si përher midis tyre bie në sy mënjëherë Shqipëria dhe Greqia. Ndër 10 grekër të pyetur ose 46% e grekërve, ndjehen, pesimistë dhe shumë të pashpresë, se ka ndonjë perspektivë të mirë për 2004-tën, Greqia, megjithse aty do të luhen dhe lojërat Olimpike.

Top 5 pesimistët: Sllovakia, Shqipëria 50, Greqia 46, Polpnia 43, Ekuadori 43, Portugalia 41.

ECIKS / QIK