Kosova dhe Belgjika nenshkruajne marreveshje per mbrojtje te investimeve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës Leterme në emër të Unionit Ekonomik Belgjikë-Luksemburg nënshkruan Marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin reciprok të investimeve.

Kryeministri Thaçi theksoi vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha rrafshet.

“Investitorët nga Belgjika janë të mirëseardhur. Në Kosovë është krijuar klimë e mirë për investime, por edhe mundësi të reja të gjithanshme”, kryeministri Thaçi.

Kryeministri Leterme theksoi se raportet bilaterale me Kosovën janë të shkëlqyeshme dhe ato do të thellohen posaçërisht në fushën e ekonomisë.

“Kosova ka nevojë për më shumë zhvillim ekonomik, më shumë vendime sikurse janë marrë për energjetikën, për telekomin. Ne do t’ju ndihmojmë dhe ka mundësi të reja që shumë ndërmarrje belge të investojnë në Kosovë”, potencoi Leterme.

ECIKS