Kosova i raporton FMN-së për progresin

Gjatë një vizite trijavore që kanë zhvilluar në Kosovë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) të Kosovës kanë raportuar për progresin në Kosovë, posaçërisht në fushën e buxhetit, energjisë dhe arkëtimit të të hyrave.

Ministri i MEF-it, Ahmet Shala, i ka informuar përfaqësuesit e FMN-se lidhur me përparimet në Kosovë, sidomos për reformat e ndërmarra në Administratën Tatimore, në sektorin e energjisë, përmirësimin e arkëtimit të të ardhurave në Korporatën Energjetike të Kosovës, përmirësimin e menaxhimit të financave publike etj.

MEF-i dhe FMN-ja i kanë shqyrtuar edhe masat që do të ndërmerren nga ana e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e suksesit të projekteve të mëdha e me interes nacional të Kosovës.

Qeveria a Kosovës ka marrë këshilla nga FMN-ja për fuqizimin e proceseve buxhetore, ekzekutimin e investimeve kapitale, pёrmirёsimi e sistemit rrugor që nxit integrimin rajonal dhe përmirëson konkurrencën etj.

Në vitin 2009 Kosova është bërë anetare me të drejta në plota në FMN dhe Bankën Botërore.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.