Konkurencë rajonale për investimet e huaja

Shtepia konsultuese britanike “Economist Intelligence Unit” vitin e kaluar shpalli nje studim ne te cilin parashikohet se, Ballkani gjate periudhes deri ne vitin 2005 do te jete rajoni i cili do te terheq me se shumti investime te huaja. Por, duhet thene se shume vende te Ballkanit gjate dhjete viteve te fundit kane patur investime mjaft te ulta. Investimet me modeste ne Rajon i ka Shqiperia, me pas Bosnje Hercegovina dhe pastaj Maqedonia.Arsyet per kete gjithsesi duhet kerkuar ne situaten jostabile politike dhe te sigurise ne vend dhe ne rajon. Por, kjo gjithsesi nuk mund dhe nuk guxon te jete arsyetimi i vetem. Parashikimet e analisteve ekonomike duhet te merren seriozisht nga institucionet pergjegjese. Ne kuptim te gjetjes se menyrave atraktive per terheqjen e investitoreve te huaj per ta investuar kapitalin e tyre pikerisht ne Maqedoni, e jo ne vendet fqinje. Menyra per kete vec me ekzistojne. Vetem nevojitet te ndiqen masat dhe instrumentet te cilat kane treguar sukses ne vendet tjera. E te tilla ka shume, si Polonia, Cekia, Sllovakia, Hungaria, Estonia, Finlanda, si dhe shume vende tjera te cilat gjate periudhes se tranzicionit ekonomik kane arritur te terheqin nje nivel rekord te investimeve te huaja.

Lehtesime dhe stimulime te shumta

Nje pjese e madhe e vendeve te Evropes Lindore ne luften per terheqjen e investimeve te huaja u ofrojne investitoreve lehtesime dhe stimulime te shumta tatimore. Polonia, Cekia dhe Hungaria jane disa vende te cilat gjate periudhes se tyre tranzitore terhoqen nje shume rekorde te investimeve te huaja.

Nje pjese e analisteve ekonomike konsiderojne se atraktiviteti i ketyre vendeve ka te beje me lehtesimet dhe stimulimet e medha tatimore te cilat u ofroheshin investitoreve te huaj ne krahasim me investitoret e brendshem. Nga ana tjeter, disa eksperte konsiderojne se ndikim me te madh mbi derdhjen e investimeve te huaja kane pasur faktore tjere gjeopolitik dhe ekonomik. Por, fakt i pakontestueshem eshte ai se, keto vende me nje strategji qe me pare te ndertuar ne kete menyre arriten te zhvillojne rajone te tera te cilat me pare ishin te anashkaluara, te rritin punesimin, eksportin dhe te vendosin teknologji te reja prodhuese.

Por, masat ne leter nuk do te japin kurrfare rezultatesh nese paraprakisht nuk menjanohen pengesat reale, te cilat i kerkojne investitoret. Hulumtimi i “Ekonomist Intelixhents Junit” deshmon se korrupsioni, aparatura e madhe burokratike dhe jostabiliteti politik jane arsyet kryesore te cilat i largojne investitoret nga rajoni.

Nje numer i madh i te huajve te cilet kane pasur per qellim te investojne ne Maqedoni jane ballafaquar me problemin e procedurave te nderlikuara burokratike per fillimin e biznesit, korruptimin e nepunesve shteterore, perzierjen e politikes ne biznes, joefikasitetin e gjyqeve, mosmbrojtjen e pronesise private, ndryshimin e ligjeve.

Keto arsye jane shume me te fuqishme per te mos investuar ne Maqedoni sesa qe eshte situata e sigurise. Izraeli eshte po ashtu nje vend i cili vite me radhe ka jostabilitet te perhershem, ndaj megjithate ka arritur qe te terheq shume me teper investime ne krahasim me ndonje vend i cili eshte stabil.

Maqedonia ka nje prej shkalleve me te uleta te tatimit te fitimit (15 per qind) ne rajonin me te gjere, por eshte evidente se kjo nuk mjafton per terheqjen e kapitalit te huaj.

Nje numer i madh i vendeve te cilat kishin lehtesime tatimore per investitoret e huaj i braktisin praktikat e ketilla per shkak te verejtjeve nga ana e BE-se, e cila nuk lejon trajtim te privilegjuar te investitoreve te huaj.

Ekzistojne nxitjet dhe lehtesimet vijuese per investitoret e huaj:

– Trajtim nacional per investime te huaja

– Procedure e thjeshte per dhenien e lejeve te punes shtetasve te huaj

– Lejohet pronesi 100-perqindeshe e kapitalit te huaj

– Nuk ekziston kufizim per ripatrisimin e fitimit

– Lirime doganore dhe tatimore gjate tre viteve te para te punes se ndermarrjes se huaj, varesisht nga madhesia e pjesemarrjes se kapitalit te huaj (pjesemarrja minimale duhet te jete 20 per qind)

– Ulje e bazes tatimore nese fitimi riinvestohet ne rajone te cilat jane te percaktuara si jo mjaft te zhvilluara

– Mjetet themelore te cilat shfrytezohen ne procesin e prodhimtarise mund te importohen pa pagese dhe pa dogane

– Fitimi i cili riinvestohet per furnizim te mjeteve themelore per procesin e prodhimtarise, si dhe per mbrojtjen e ambientit jetesor nuk u nenshtrohet ngarkesave tatimore

– Shkalle e ulet e tatimit ne fitim prej 15 per qind

– Mundesi per lirim, zvogelim dhe kthim te Tatimit te Vleres se Shtuar (TVSH)

Si terhiqen investitoret ne vendet ne tranzicion

Republika Ceke eshte njera prej vendeve me te suksesshme nga Evropa Lindore ne terheqjen e investimeve te huaja. Momentalisht ne Republiken Ceke ka rreth 2.000 ndermarrje te cilat kontrollohen nga investitoret e huaj dhe ne te cilat jane te punesuar rreth 300.000 njerez, e te cilat marrin pjese me rreth 65 per qind ne eksportin e pergjithshem te Cekise. Shkalla e tatimit te korporatave ne Republiken Ceke arrin 35 per qind. Me qellim qe te nxitet punesimi ne vend, vecmas ne pjeset e pazhvilluara, Cekia aplikon disa lehtesime dhe stimulime tatimore per investitoret e huaj.

Per investimet me te medha se 10 milione dollare ndermarrjet lirohen nga pagesa e tatimit ne afat prej dhjete vjetesh, ndersa per cdo te sapopunesuar, qeveria i paguan punedhensit nje maksimum prej 5.700 dollare. Shuma varet nga shkalla e zhvillueshmerise se rajonit ne te cilin gjendet ndermarrja. Shteti mbulon edhe 50 per qind te harxhimeve per trajnim dhe stervitje te te sapopunesuarve. Investitoret e huaj po ashtu lirohen nga pagesa e doganave per importin e pajisjeve dhe makinave.

Ne Ceki ka trembedhjete zona te lira tregtare dhe industriale. Ndermarrje nga cilido vend mund te marrin me qira ose te ndertojne depo ne te cilen mund te importojne mallra dhe pastaj ta eksportojne ne vende te tjera, pa paguar dogane per kete. Obligim per pagesen e doganes kane vetem per mallrat te cilat shiten ne tregun e brendshem. Sllovakia po ashtu siguron stimulime te shumta atraktive si per investitoret e huaj, ashtu edhe per ata te brendshem. Ketu bejne pjese stimulime atraktive tatimore dhe kompensime ne te holla per krijimin e vendeve te reja te punes dhe stervitje te te punesuarve. Keto privilegje jane pranuar nga Bashkimi Evropian dhe momentalisht Sllovakia eshte vendi i vetem nga Katershi i Vishegradit, tek i cili jane te garantuara privilegjet tatimore.

Tatimi i fitimit ne Bullgari leviz prej 28 per qind deri ne 37 per qind, varesisht nga fitimi dhe lloji i ndermarrjes. Dividendat te cilat paguhen tatimohen me shkalle prej 15 per qind. Investimet jomonetare ne Bullgari kane status te caktuar preferencial.

Per disa ndermarrje te huaja eshte parapare qe ne kushte te caktuara gjate tre viteve te para te punes te mos paguajne tatim ne fitim, ndersa gjate dy viteve te ardhshme te paguajne 50 per qind nga shkalla e tatimit ne fitim. Kushtet jane qe investimi te mos jete me i vogel se 5 milione dollare, ndermarrja te kete se paku 50 per qind te kapitalit te huaj dhe 50 per qind te vleres se stimulimeve tatimore te investohen ne mjete themelore.

Prej vitit 1993 Bullgaria vendosi lirim tatimor per ndermarrjet e huaja te cilat investojne ne teknologji te larte. Ndermarrjeve te huaja nuk u eshte lejuar qe te posedojne toke bujqesore, prone te patundshme ose pasuri natyrore, por te njejtat mund t`i marrin me koncesion per se paku 70 vjet.

Ne Slloveni investitoret e huaj kane trajtim nacional dhe per ta nuk jane parapare ndonjefare lirimesh ose stimulimesh me te medha ne krahasim me investitoret e brendshem. Shkalla e tatimit te fitimit ne Slloveni arrin 25 per qind, ndersa me disa lirime te parapara gjate riinvestimit shkalla reale mund te arrije ne 20 per qind. Dispozitat ligjore parashikojne mundesi qe baza tatimore te zvogelohet deri ne 20 per qind per shumen e investuar ne mjetet themelore, perkatesisht me se shumti deri ne 30 per qind nese ndermarrja puneson persona te cilet kane qene te papunesuar. Eshte parapare edhe mundesia qe humbja e realizuar gjate pese viteve te para te punes te bartet ne barren e fitimit te ardhshem, si dhe mundesia per amortizim te pershpejtuar. Ne Slloveni ka dy zona te lira ekonomike (Maribor dhe Koper), ne te cilat shkalla e fitimit korporativ arrin 10 per qind, perderisa importi i pajisjes, makinave, materialeve, lendeve te para dhe sherbimeve te nevojshme per prodhimtarine e dedikuar per eksport eshte liruar nga taksat.

ECIKS / Korrieri