Kongresi amerikan për biznesin kosovar

Zëri i Amerikës njofton se anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel, paraqiti të enjten e kaluar në Kongres projektligjin për ngritjen e Fondit Kosovaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

Ligjvënësi Engel thotë se derisa Kosova të bëhet shtet i pavarur, gjë që ai e mbështetë me forcë, është e nevojshme që Amerika ta ndihmojë popullin e Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai theksoi se Fondi Kosovaro-Amerikan përbën një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Fondi do të shërbejë për të ndihmuar njësitë e vogla dhe të mesme të biznesit në Kosovë nëpërmjet huave dhe formave të tjera të ndihmës financiare. Projektligji për fondin po paraqitet edhe në Senat nga senatorja demokrate Hillary Klinton e Nju Jorkut dhe republikani Mitch MaConnell i shtetit Kentaki.

VOA/ECIKS