ECIKS me "Newsletter"

23 qershor 2003 – Duke filluar nga sot, ECIKS u ofron vizitorëve të kësaj faqe të regjistrohen në listën e postës elektronike të ECIKS. Ky shërbim do të jetë një lloj i letrave informative (“newsletter”) përmes së cilës ECIKS do t’i informojë drejtëpërsëdrejti të regjistruarit lidhur me aktivitet e ardhshme, analizat dhe përmbajtjet e reja në këtë faqe. Vizitorët inkurajohen të regjistrohen në këtë listë duke dhënë adresën e postës së tyre elektronike (E-Mail) në faqen hyrëse. ECIKS obligohet të ketë kujdes në zgjedhjen e informatave dhe numrit të letrave të tilla, njëkohsisht duke i dhënë mundësinë vizitorëve që në çdo moment, sipas dëshirës, të ç’regjistrohen nga lista.

Gjithashtu, së shpejti kjo faqe do të pasurohet edhe me verzionet në gjuhën Angleze dhe Gjermane. Këto dy verzione tjera do të koncentrohen më shumë në dhënien e informatave investorëve potencial lidhur me mundësitë e biznesit, investimeve dhe bazës ligjore në Kosovë.

ECIKS