Konferencë treditore mbi sektorin e ujërave

Prishtinë, 4 tetor 2004 – Sot në Prishtinë po i zhvillon punimet Konferenca treditore mbi sektorin e ujërave, e cila do të fokusohet në perspektivat dhe kushtet për një furnizim të qëndrueshëm me ujë në Kosovë, në përputhje me politikën e Ministrisë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-MMPH, UNMIK-ut dhe Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit AKM për përmirësimin e kushteve jetësore të popullsisë.

Konferenca do të fokusohet në aspektet teknike, ekonomike dhe institucionale të sektorit të ujërave, si dhe do të qartësojë rolet, detyrat dhe kontributet e palëve të involvuara në këtë sektor.

Gjatë viteve të fundit është bërë e qartë që për të krijuar qëndrueshmëri në sektorin e ujërave nevojiten kontribute nga të gjitha palët. Ministritë, UNMIK-u, AKM-ja, ujësjellësat, komunat si dhe donatorët duhet të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujërave me qëllim të krijimit një furnizimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë.

Në këtë kontekst, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor-MMPH dhe Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit AKM me përkrahjen e Bankës Gjermane për Zhvillim-KfW do të mbajnë së bashku me komunat, ujësjellësat dhe donatorët në Konferencën mbi Sektorin e Ujërave në Kosovë.

ECIKS / QIK