G7 bën thirrje për më shumë naftë

Washington, 2 tetor 2004 – Ministrat e financave dhe presidentët e bankave qëndrore nga shtatë vendet me ekonomi më të fuqishme në botë u kanë bërë thirrje prodhuesve të naftës që të rrisin prodhimin në mënyrë që të ulin çmimet e naftës duke thënë se ato po bëhen kërcënim ndaj përparimit global.

Në një deklaratë të përbashkët në Washington, ministrat gjithashtu u bënë thirrje vendeve konsumuese që të kursejnë më shumë energjinë.

Ministri britanik i financave Gordon Brown tha se kur dyfishohet çmimi i naftës – një ndryshim i madh në ekonominë botërore – ka pasoja në rritjen ekonomike, vendet e punës dhe standardet jetësore.

Zoti Brown tha se duhet të konsiderohen faktorët e përkohshëm si pasiguria në Lindjen e Mesme dhe lufta në Irak.

OPEK-u shihet qartë se nuk ka punuar siç duhet. Duhet një transparencë më e madhe se çfarë burimesh dhe rezervash ekzistojnë dhe se çfarë planesh ka për përdorimin e tyre – tha ministri britanik i financave.

ECIKS / BBC