Kompetencat e KEF-it barten te vendorët

Prishtinë, 17 korrik 2005 – Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, pritet të nënshkruaj rregulloren për bartjen e kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës, në fushën e ekonomisë, politikës fiskale dhe buxhetit, të cilat janë nën ombrellën e Këshillit Ekonomik Fiskal.

Këtë vendim e ka konfirmuar shefi i UNMIK-ut Jessen-Petersen, gjatë takimit të rregullt që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi. Në bazë të rregullores, gjatë periudhës së ardhshme, KEF do të udhëhiqet nga kryeministri Bajram Kosumi, e jo nga shefi apo zëvendësshefi i UNMIK-ut, siç ka qenë deri më tani.

ECIKS / Radio Kosova