Kompania “Mutafqi Dragon Group” nga Turqia është shpallur fituese e tenderit për shitjen e ndërmarrjes Llamkos nga Vushtrria në valën e 6-të të privatizimit. Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka bërë shitjen me metodën e likuidimit.
Për këtë ndërmarrje kanë konkurruar 5 ofertues, ndërkohë që kompania turke e fshehur pas shifrës L25 ka ofruar 6 milionë e 500 mijë euro për blerjen e Llamkosit. Në këtë valë AKP-ja ka futur në shitje 19 ndërmarrje dhe njësi të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore në këtë rund.
Vala e 6-të e privatizimit u parapri nga shitja e ndërmarrjeve tjera si “Mushtishti” nga Theranda, “Komuna” nga Prizreni dhe “IMB Mitrovica” ndër tjera. Privatizimet kanë për qëllim t’i transferojnë ndërmarrjet nën menaxhim efikas si dhe të ndihmojnë në financimin e buxhetit.
ECIKS / Koha