Shkup, 9 shkurt 2007 – Një ditë pas paralajmërimeve se kanë synim për të investuar qindra milionë euro, përfaqësues të kompanisë amerikane “S&A Capital, Ltd” arritën për vizitë në Maqedoni, Delegacioni i kësaj kompania me seli në Çikago do të qëndrojë në Shkup dy ditë për të biseduar me zyrtarë të lartë qeveritarë për mundësitë e realizimit të investimit.
Kjo kompani amerikane paralajmëroi investime të mundshme prej 200 deri në 250 milionë euro në sektorin shëndetësor dhe energjetik në Maqedoni. Kompania “S&A Capital, Ltd” është e gatshme të investojë 50 milionë euro në projektin për ndërtimin e kartelës elektronike shëndetësore, që do të ishte e arritshme falas për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Gjithashtu kjo kompani paralajmëron edhe investim prej 134 milionë eurove për gazifikimin e Shkupit dhe qyteteve tjera në Maqedoni.
Kompania para do kohësh nënshkroi marrëveshje për gazifikimin e Kriva Pallankës dhe umanovës, projekte që kapin vlerën prej 14 milionë eurove. “S&A Capital, Ltd” ofron donacion prej 1 500 eurove që çdo familje të fitojë kyçës për gaz, gjegjësisht 75 për qind të shpenzimeve për instalimin e pajisjes së duhur.
ECIKS / Gazeta Lajm