Ketë muaj letrat me vlerë

Janë bërë të gjitha përgatitjet legjislative dhe teknike për emetimin e letrave me vlerë, dhe kjo do të fillojë gjatë këtij muaji, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Financave.

“Sa i përket çështjes së emetimit të letrave me vlerë, është thënë se do të fillojë në janar dhe ashtu do të bëhet. Janë bërë të gjitha përgatitjet në këtë drejtim, qofshin në aspektin legjislativ, apo në aspektin teknik, përkatësisht softuerik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore e të tjera”, thuhet nga nje këshilltarë i ministrit të Financave.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit të kaluar ishte nënshkruar edhe rregullorja për tregun primar dhe sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë në mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Përveç tjerash, thuhet se është përpiluar edhe kalendari i parashikuar i letrave me vlerë për vitin 2012 si dhe është krijuar qasja direkt e zyrtarëve nga Departamenti i Thesarit në platformën e letrave me vlerë, ku do të bëhet aprovimi i ashtuquajtur dynivelor i rezultateve të ankandeve.

Fillimisht është bërë e ditur se do të emetohen letra me vlerë 74 milionë euro. “Të gjitha këto të hyra nga letrat me vlerë do të jenë të hyra që vijnë në buxhetin e shtetit, përkatësisht në llogarinë e thesarit të Ministrisë së Financave, dhe prej aty do të përdoren si të gjitha të hyrat e tjera konform planifikimit në ligjin e buxhetit”, u tha me tej.

Bankat komerciale në Kosovë tashmë kanë shprehur interesim për të investuar në letrat me vlerë.

/Rel/