KEK: Rritet orari i reduktimeve

PRISHTINE, 24 KORRIK 2003 – Për shkak të rënies nga prodhimi të bllokut B2 të termocentralit Kosova B, sot orari i reduktimeve të energjisë elektrike është 3 me 3, ka thënë Beti Dawson, zëdhënëse e Korporatës Energjetike të Kosovës, ndërsa reduktimet arrijnë deri në 4 orë pa rrymë. Ajo tha se rreth orës 13 pritet të futet në prodhim blloku B2. “Shpresojmë që pas futjës në prodhim të bllokut B2, orari i reduktimve të zvoglohët në 4 me 2 ose 5 me 1,” – është shprehur Dawson. Ndërsa për nesër parashikohët që blloku A1, të prodhojë 30 megavatë, blloku A4 100 megavatë dhe 230 megavatë orë energji elektrike do të prodhojë blloku B2.

ECIKS / BalkanWeb