Në Tiranë përfundoi misioni njëjavor i FMN-së

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) organizata e rëndësishme financiare me të cilën qeveria socialiste e Tiranës ka nënshkruar një program për uljen e varfërisë ka mbetur e kënaqur nga rezultatet ekonomike të gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në një konferencë të përbashkët shtypi që zyrtarët e lartë të këtij fondi dhanë me ministrin e financave Kastriot Islami ky i fundit publikoi disa ttregues të mbarë të këtij realiteti. Megjithatë për misionin e FMN-së mbeten për tu forcuar mbledhja e taksave dhe shtimi i të ardhurave doganore pa lënë jashtë vëmendjes përmirësimin e marrdhënive mes shtetit dhe taksapaguesëve. Përfaqësuesit e FMN-së pranuan edhe rishikimin e buxhetit të shtetit në mes të këtij viti dhe shkurtimin e subvencionit për energji elektrike. Në shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit për gjashtëmujorin e dytë e të këtij viti nuk do të preken pagat e punonjësve buxhetorë dhe as ato për investime.

ECIKS / DWelle