Prishtinë, 25 gusht 2004 – Katër kompani ndërkombëtare, bënë oferta për implementimin e fazës së katërt të projektit të PTK-së “Vala 900” që ka të bëjë me zgjerimin e kapacitetit të shërbimeve tek konsumatorët, pohoi drejtori gjeneral i PTK-së, Gavin Jeffry. Me implementimin e fazës së katërt projekti “Vala 900” parashikon zgjerimin e kapaciteteve të rrjetit, si dhe investime kapitale për periudhën 2004 – 2005: “Me implementimin e kësaj faze do të mundësohet ofrimi i shërbimeve sa ma kualitative konsumatorëve të “Valës 900″ e njëkohësisht edhe zgjerimin e kapaciteteve të shëbimeve për më shumë konsumatorë ” tha Jeffri i cili sqaroi se aktualisht tenderi është në procesin e evaluimit teknik dhe se është heret të kalkulohet se cili do të jetë bartësi i tij.
ECIKS / QIK