Hapen 900 vende të reja të punës

Prishtinë, 24 gusht 2004 – Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen, si dhe përfaqësuesi i UNDP-së Kristian Rot dje kanë hapur një projekt të ri, duke pasur si pikësynim krijimin e vendeve të punës dhe inkurajimin e punëdhënësve që të marin më shumë të rinj në punë, njofton Zyra për Informim e Kryeministrit.

Me një buxhet prej me shumë se një milion euro që të harxhohet për më shumë se gjashtë muaj, projekti do të ndihmojë që të ulë papunësinë në një afat të shkurtër dhe të përmirësojë kushtet sociale derisa politikat afatmesme dhe afatgjata mund të zhvillohen.

Specifikisht, një element i strategjisë së projektit parasheh kërkesën që fituesit e tenderit publik të punësojnë një numër minimal të punëtorëve të regjistruar si të papunë. Elementi tjetër do të kërkonte qe ministritë dhe qeveritë lokale të punësojnë njerëz të papunë kur ata kontraktojnë direkt projekte të punës publike.

Gjithashtu, përveç krijimit të vendeve të reja të punës projekti do të inkurajojë shoqëritë private të punësojnë të rinj të cilët kanë marrë trajnime teknike nga qendrat e vendosura nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Në fazën fillestare të kësaj pjese të projektit, kompanitë do të reimbursohen për pjesën e pagës të paguar punëtorëve te rinj. Është me rëndësi të theksohet që ky projekt është vetëm përpjekje afatshkurte për prioritizimin e papunësisë, si një nga problemet më kritike në Kosovë. Në hapjen e sotme, Qeveria e Kosovës, UNMIKU, dhe UNDP-ja të gjithë u betuan të vazhdojnë të punojnë së bashku që të ndërtojnë opcione te qëndrueshme që mundë të bjënë më shumë, dhe për një periudhë më të gjatë të shfrytëzojë energjitë e qytetetarëve të Kosovës.

Projekti do të implementohet nga UNDP-ja në kooperim të plotë me IPVQ dhe UNMIK-un. Një grup drejtues i akterëve relevantë do të vendoset shpejtë, i cili do të punojë si një grup këshilldhënës për implementimin e projektit, thuhet në këtë njoftim të Zyrës për Informim së Kryeministrit.

ECIKS