Joachim Ruecker emëroheti shef i ri i UNMIK-ut

Prishtinë, 14 gusht 2006 – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan e ka emëruar zyrtarisht Joakim Rykerin (Joachim Ruecker) si shef të ri të UNMIK-ut, njofton Reuters. Diplomati gjerman Ryker, do të jetë kryeadministratori i gjashtë i Kosovës. Deri më tani ai ka qenë shefi i Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut që merret kryesisht me çështje ekonomike. Ryker e zëvendëson në këtë post danezin Soren Jesen Petrsen i cili u largua nga detyra në muajin qershor.

Ryker pritet të jetë kryeadministratori i fundit në Kosovës, pasi bisedimet për statusin prite të përfundojnë deri në fund të vitit e më këtë do të merrte fund edhe misionin i UNMIK-ut në Kosovë.

ECIKS / Radio Kosova