Investimet e huaja direkte për periudhën janar-mars të këtij viti në Shqipëri vlerësohen të kenë qëne jo më shumë se 27 milionë dollarë. Ndërkohë që sipas parashikimeve të Ministrisë së Ekonomisë niveli i investimeve në fund të këtij vitit pritet të arrijë në 160 milionë dollarë, pa llogaritur këtu investimet që mund të përftohen nëpërmjet procesit të privatizimit. Por, nëse ecuria e investimeve të huaja gjatë gjithë vitit është e njëjtë me tremujorin e parë të vitit, objektivi i Ministrisë së Ekonomisë, jo vetëm që rrezikohet të mos arrihet, por niveli i tyre mund të jetë më i ulët se një vit më parë. Banka e Shqipërisë sqaron se, hyrjet monetare nëpërmjet investimeve direkte në tremujorin e parë u përqendruan në fushën e industrisë së nxjerrjes dhe të përpunimit të mineraleve të lëngshme. Ndërsa kreditë dhe huatë që qeveria shqiptare ka marr borxh prej organzitave të huaja dhe qeverive të vendeve të tjera kanë qenë më të larta se, investimet direkte. Lëvrimet e kredive nga jashtë (përfshirë edhe përdorimin e huave nga FMN) vlerësohen 23 milionë dollarë nga të cilat 74.7 për qind, kanë shkuar në favor të sektorit të qeverisë duke çuar në rritjen e borxhit të jashtëm të këtij sektori. Financuesi kryesor mbetet Banka Botërore nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit (IDA). Sipas një parashikimi që ka bërë Agjencia për nxitjen e investimeve të huaja në fund të vitit 2006 investimet e jashtme direkte do të arrijnë nivelin e 400 milionë dollarëve.
ECIKS / KORRIERI