Holkeri i shqetësuar për deklaratat e Qeverisë

PRISHTINË, 29 NËNTOR 2003 – Kryeadministratori Hari Holkeri ka shprehur shqetësimet e tij për deklarimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për privatizimin e ndërrmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ai e bëri të qartë se kërkesat e Qeverisë për të ristartuar me tri fazat e para të tenderëve për privatizim do të shkilnin udhëzimet e dhëna nga UNMIK-u për procesin e privatizimit.

Këto udhëzime që dolën nga vizita e fundit e kryeadministratorit Holkeri në selinë e OKB-së në Nju Jork, qartë kanë theksuar se privatizimi mund të vazhdojë në bazat ekzistuese ligjore, sipas rregullores së AKM-së. Sidoqoftë, politikat operative të privatizimit do të duhet të ndryshohen. AKM aktualisht është duke punuar në përmirësimin e politikave operative.

Kryeadministratori Holkeri iu bën thirrje përfaqësuesve qeveritarë në Bordin e AKM-së të mbështesin punën e AKM- së në mënyrë që sa më shpejt të vazhdojë procesi i privatizimit.

ECIKS / RTK