Prishtinë, 6 korrik 2006 – Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës sot kanë vizituar Hekurudhat e Kosovës, ku janë njoftuar me gjendjen aktuale të tyre. Drejtori menaxhues i Hekurudhave të Kosovës Xhevat Ramosaj tha se Hekurudhat e Kosovës ishin dhe ndodhen në një gjendje të palakueshme ekonomike dhe se po ballafaqohen me vjedhje të mëdha të cilat përpos që dëmtojnë hekurudhat rrezikojnë edhe komunikacionin në Kosovë.
Ndërkaq zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës Blerim Baruti ka theksuar se ministria po bën çmos që hekurudhat e Kosovës të zënë vendin e merituar në shoqërinë e Kosovës dhe të pranohen ndërkombëtarisht.
ECIKS / RTK