"Guardia di Finanza" mbetet në Kosovë

PRISHTINE, 1KORRIK 2003 – Kryeadministratori i Kosovës Mikael Shtajner vendosi sot që t’ia vazhdojë kontratën njësitit të specializuar italian “Guardia di financa” i cili do të kontrollojë shpërdorimet eventuale financiare në institucionet publike të Kosovës. Ky njësit ka ardhur gjashtë muaj më parë në Kosovë me kërkesën e Shtajnerit dhe ishte financuar nga administrata e UNMIK-ut. Më herët ishte njoftuar se ky njësit do të largohet nga Kosova në mungesë të fondeve për financimin e aktivitetit të tij. Por, Shtajner tha se ka kërkuar nga Qeveria italiane që nga buxheti i saj të financojë njësitin “Guarda di financa”, për shkak se UNMIK-ut i mungojnë fondet e domosdoshme për të paguar këtë njësit. Megjithatë, sipas Shtajnerit, edhe nëse Qeveria e italiane nuk pranon të paguajë këtë njësit, ai do të gjejë fonde brenda administratës së UNMIK-ut që “Guardia di financa” të vazhdojë punën e saj në Kosovë.

Balkanweb / ECIKS