Gjermania i prin listës së investimeve të huaja direkte në Kosovë, ku prej viti 2007 e deri më 2012 investitorët nga ky shtet kanë investuar 540 milionë euro. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në një organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) tha se Qeveria e Kosovës është duke e shqyrtuar me seriozitet interesimin e kësaj Ode për të qenë anëtare me drejta të plota i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
Oda Ekonomike gjermano-kosovare, me këtë rast ka prezantuar aktivitetet e veta, duke njoftuar se për një kohë të shkurtër që nga themelimi kanë arritur t’i anëtarësojnë 63 biznese.
/Telegrafi/