'Frutti', ndërmarrja më e sukseshme për 2004

Prishtinë, 23 dhjetor 2004 – Një ndër problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet Kosova sot është përshpejtimi i zhvillimit ekonomik, zbutja e papunësisë dhe ulja e varfërisë në vend. Kështu deklaroi sot Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Bujar Dugolli në promovimin e ndërmarrjes më të suksesshme të vitit të mbajtur sot në Prishtinë.

Ndërmarrja më e suksesshme e vitit u shpall ndërmarrja “Fruti”nga Reçani i Prizrenit, ndërkaq në vendin e dytë u klasifikuan tri ndërmarrje: “Dukagjini” nga Peja, “Eximori” nga Gjilani dhe “Renova” nga Ferizaj.

Përfaqësuesi i Frutti-t, Liman Tanusha shpërblimin e sotëm e vlerësoi si motivues për të ardhmen. Duke pasur parasysh rëndësinë e nevojës për vendosjen e një sistemi modern për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si një problem specifik në një fushë të caktuar të ekonomisë është e nevojshme ndërtimi i infrastrukturës ligjore qe do të stimulonte zhvillimin e sektorit privat dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në tërësi, thanë në fund zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

ECIKS / RTK