Emigrimi ndihmon zhvillimin ekonomik

Tiranë, 10 prill 2007 – Banka Botërore do të ndërmarrë një nismë të re për emigrimin e organizuar të qytetarëve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Shefi ekzekutiv i BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Pradeep Mitra prezantoi projektin “Emigrimi dhe remitancat”.

Sipas këtij projekti, Shqipëria do të dërgojë emigrantë në disa vende të BE-së, si Britania e Madhe, Greqia, Italia, etj. Sipas një studimi të bërë nga BB-ja, emigrimi nga Shqipëria është në përmasa të mëdha dhe në raport me popullsinë, Shqipëria renditet ndër vendet me emigracion më të lartë në botë. Nga të mirat e këtij emigrazioni ka përfituar economia shqiptare, ku dërgesat e parave nga emigrantët kanë zbutur varfërinë në familjet e tyre si dhe kanë ndikuar në mbajtjen e një valute të fortë.

ECIKS / Gazeta Express