ECIKS dhe RIINVEST nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 15 maj 2004 – Ne takimet e punes ne mes te kryetarit te ECIKS, Kujtim Dobruna dhe kryetarit e nenkryetarit te institutit RIINVEST, Muhamet Mustafa dhe Isa Mustafa, te mbajtur dje ne Prishtine, jane identifikuar nje sere lemish te bashkepunimit te ndersjelle. Perkrahja e procesit te privatizimit permes stimulimit te investimeve te huaja, zhvillimi i ekonomise permes investimeve te huaja direkte, informimi i drejteperdrejte e aktiv i investitoreve te huaj, hulumtimet e projektet e perbashketa, kane qene disa nga temat e shqyrtuara.

Ka qene vleresim i dyanshem se ECIKS dhe Riinvest jane komplementar me njeri-tjetrin dhe kane ide e qendrime te perbashketa sa i perket nevojave te ekonomise se Kosoves. Vleresohet nevoja e shfrytezimit te potencialeve te diaspores, vecanerisht e potencialeve intelektuale. Puna informative rreth investimeve, privatizimit dhe ekonomise kosovare ne pergjithesi, eshte cilesuar si kryesorja per permiresimin e imazhit te Kosoves dhe stimulimin e investimeve te huaja ne Kosove.

Si rezultat i takimeve te punes, ECIKS dhe RIINVEST kane nenshkruar nje memorandum mirekuptimi e bashkepunimi me te cilin shprehin vullnetin e koordinimit te veprimeve dhe shkembimit te informatave me qellim te stimulimit te investimeve te huaja dhe perkrahjes se zhvillimit ekonomik te Kosoves.

Perkrahja e ndermarresve ne hulumtimet e tregut, ne planet e biznesit, ne elaborimin e ideve per biznes ne bashkepunim me partnere potencial nga jashte, trasimi i rruges me te lehte per integrime ekonomike rajonale e evropiane, bashkepunimi me institucionet e shtetit Austriak dhe ndermarrjeve nga vendet gjermanofolese, jane disa nga ceshtjet prioritare ku ECIKS ka mundesite dhe potencialet te ndihmoje.

RIINVEST konsiderohet si instituti me serioz ekonomik ne Kosove, ndersa ECIKS eshte nje organizate jo-profitabile e krijuar ne Vjene te Austrise e qe per qellim kryesor ka perkrahjen e zhvillimit ekonomik te Kosoves dhe stimulimin e drejteperdrejte te investimeve te huaja ne Kosove.

ECIKS