Prishtinë, 14 maj 2004 – Dje në Prishtinë në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës është nënshkruar marrveshja e bashkëpunimit në mes të Nismës Ekonomike për Kosovën – ECIKS, përfaqësuar nga z.Kujtim Dobruna, kryetar
dhe Odës Ekonomike të Kosovës / Euro Info Correspondence Centre/, përfaqësuar nga z. Ismail Kastrati, kryetar dhe z.Ejup Qerimi, drejtor i EICC
Marrveshja përfshinë bashkëpunimin në promovimin e përbashkët dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Sipas marrveshjes, ECIKS dhe OEK do të bashkëpunojnë ngushtë së bashku në zhvillimin dhe implementimin e projekteve në favor të ekonomisë kosovare dhe stimulimit të investimeve të huaja në Kosovë.
ECIKS / OEK