Dyfishohet importi i Maqedonisë nga Kosova

Importi i mallrave të Kosovës në Maqedoni ka shënuar rritje.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup, importi i mallrave nga Kosova për në tregun e Maqedonisë gjatë këtij viti është dyfishuar në krahasim me vitin 2010, raporton INA. Derisa një vit më parë vlera e importeve ka qenë 17 milion dollarë për periudhën janar – tetor, këtë vit shifra ka mbërritur në 30 milionë dollarë deri në muajin tetor.

Tërë këto trende kanë lëvizur pozitivisht që nga vendosja e barrierave për mallrat serbe nga ana e palës kosovare , gjë që shndërroi Maqedoninë në një nga vendet me eksportin më të lartë për në Kosovë. Trendi i eksportit ka shifra rekorde duke shkuar në 453 milionë dollarë për vitin 2011, apo rreth 92 milionë dollarë më tepër në krahasim me vitin 2010.

Ministritë e Ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës kanë paralajmëruar rritjen e vazhdueshme të këtyre trendeve, duke krijuar një bum të vërtetë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar, përmes lehtësimit tatimor dhe doganor.

/Koha/