Gjermania eksportuesi numër dy në Kosovë

Kosova ka potenciale për të rritur shkëmbimet tregtare me Gjermaninë, por edhe me të gjitha vendet e tjera, u tha në takimin e bizneseve vendore me Asociacionin Biznesor Gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Ambasadori gjerman në Kosovë Ernst Reichel u shpreh se gjermanët kanë përparësi në Kosovë për faktin se ka shumë njerëz të cilët komunikojnë në gjermanisht. “Për këtë arsye nuk është befasi se Gjermania është eksportuesi numër dy në Kosovë dhe numri katër si shtet ku eksportohen produktet kosovare.”Reichel njëherit u shpreh se ka shumë mundësi që të rriten shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Gjermanisë si dhe me vendet e rajonit.

Udhëheqësi i Asociacionit biznesor gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, Mihael Shmidt, theksoi disa prej sektorëve me interes për bashkëpunim: “Branshet tërheqëse për kooperim janë menaxhimi I mbeturinave, sistemet e ujësjellësit, energji, infrastrukturë, ndërtimtari etj”.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Xhynejt Ustaibo potencoi përmirësimin e kushteve në Kosovë për investitorët potencialë.

/Telegrafi/