Doganat kosovare ndalojnë 5000 litra naftë

PRISHTINË, 07 NËNTOR 2003 – Policia e UNMIK-ut dhe pjesëtarët e doganave kanë kapur katër kamiona të cilët mbanin të fshehur në rezervuar të veçantë mbi 5000 litra naftë që ishin futur ilegalisht në Kosovë nga Maqedonia.

Në të vërtetë dy kamionët e parë me rezervuare ilegale, pasi kishin kaluar vendkalimin kufitar në Han të Elezit kishin vazhduar rrugën drejt një pompe të benzinës në kryqin rrugor për në Viti dhe në këtë pompë policia i ka vërejtur kamionët duke zbrazur naftën nga rezervuarët ilegal.

Pas kësaj, policia i ka kthyer këta kamionë prapa në terminalin doganor në Han të Elezit dhe në bashkëpunim me doganat ka gjetur edhe dy kamionë të tjerë me rezervuare të maskuara.

ECIKS / QIK