"British Airways" ndër aviokompanitë më profitabile në Kosovë

Prishtinë, 7 Nëntor 2003 – Arsyeja që kompania ajrore Britanike ka organizuar një konferencë për media në Prishtinë ishte njoftimi i opinionit kosovar me të arriturat e „British Airways“ në Kosovë gjatë operimit dyvjeçar si dhe paraqitja e rëndësisë së hapjes së linjës direkte me Britaninë e Madhe për Kosovën.

Çështjet të cilat u biseduan në këtë konferencë, kishin të bëjnë me rolin dhe kontributin e „British Airways“ për biznesin lokal të aviacionit, bashkëpunimin e kësaj kompanie me Aeroportin e Prishtinës, mënyrat e operimit në Kosovë, etj.

Duke folur për rezultatet e punës dy vjeçare dhe për lansimin e fushatës “Londra është më afër se që mendon”, zyrtari i kësaj kompanie z. Pik, tha se shpejtimi i procedurës së marrjes së vizave dhe shtimi i numrit të fluturimeve janë dy nga gjërat më të rëndësishme që linjat e “British Airways” mes Londrës e Prishtinës të jenë ndër më profitabilet.

ECIKS (K.D.)

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.