Prishtinë, 27 dhjetor 2006 – Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), certifikoi 655 zyrtarë të organizatave buxhetore, lidhur me përdorimin e sistemit informativ kompjuterik për menaxhimin e financave publike. “Certifikimi i 655 zyrtarëve të organizatave të ndryshme buxhetore është i domosdoshëm, pasi krijon një efikasitet në menaxhimin e financave publike, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror,” tha ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.
Drejtori i Departamentit të Thesarit në MEF, Lulëzim Ismajli, tha se sistemi është shpërndarë fillimisht në komuna, që nga viti 2003. Me këtë rast, sipas tij, të gjitha komunat e Kosovës kanë qenë të lidhura në rrjetin e sistemit dhe kanë pasur mundësi t’i regjistrojnë shënimet e tyre financiare në sistemin e thesarit.
ECIKS / Express