Bien çmimet e naftës

Londër – Njujork, 27 dhjetor 2006 – Çmimet e naftës dhe të gazit natyror kanë rënë ndjeshëm si pasojë e dimrit të butë që e reduktoi kërkesën për këto karburante. Kështu nafta e papërpunuar në tregun elektronik të Nju Yorkut për dërgesat e shkurtit ra për 1.1 dollarë, duke u shitur 61.3 dollarë bareli. Ndërkohë, çmimi i naftës Brent në tregun e Londrës ka rënë për 1.3 dollarë, duke u shitur 61.1 dollarë bareli. Çmimi i naftës ishte ngritur pas paralajmërimit për shkurtim të dytë të eksporteve nga ana e OPEC-ut, për 500 mijë barela në ditë. Por, ekspertët konsiderojnë se çmimi i naftës mund të ngrihet sërish si pasojë e sanksioneve të vëna ndaj Iranit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, të cilat mund ta kufizojnë ndjeshëm furnizimin.

ECIKS / Express