Prishtinë, 27.11.2006 – Kryeministri kosovar, Agim Çeku ka inkurajuar biznesmenët vendës që të jenë të pranishëm, të promovojnë dhe të rrisin cilësinë e prodhimeve të tyre, duke krijuar konkurrencë në tregun kosovar. Çeku pas një takimi që ka zhvilluar me prodhuesit kosovarë, ka thënë se këta biznesmenë mund të ndihmojnë qeverinë në krijimin e politikave fiskale dhe ekonomike. Ai ka deklaruar të jetë ne dijeni për problemet e prodhuesve, por u ka premtuar atyre se institucioni që udhëheq do t’i mbështesë bizneset kosovare që t’i bëjnë prodhimet vendëse konkurruse në tregun e lirë rajonal dhe atë vendës.
Nga ana tjetër kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se pos problemeve të tjera me kryeministrin, kanë biseduar dhe kanë adresuar rekomandimet për krijimin e një klime me të përshtatshme të funksionimit të bizneseve në mënyrë që këta të fundit të krijojnë vende të reja pune.
Kohavision / ECIKS