Prishtinë, 2 shkurt 2006 – Bashkëpunimi i Kroacisë në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore, madje edhe përforcimi i tregtisë së ndërsjelltë, jo vetëm që nuk do ta ngadalësojnë, por do ta përshpejtojnë rrugën e Kroacisë drejt Bashkimit Evropian, ka thënë kryeministri kroat Ivo Sanader, pas takimit me koordinuesin e posaçëm të Paktit për Stabilitet të Evropës Juglindore Erhad Busek.
Sanader ka shtuar se qëllimi kryesor i të gjitha inciativave ndaj rajonit të Evropës Juglindore është krijimi i një politike stabile në rajon, por edhe përmirësimi i kushteve për tregti.
ECIKS / RTK