UNMIK: Vala 900 operator i vetëm legal në Kosovë

Prishtinë, 2 shkurt 2006 – Zyrtarë të UNMIK-ut deklaruan të mërkurën se në Kosovë ekziston vetëm një operator legal i telefonisë mobile ai “Vala 900”, ndërsa të gjithë operatorët tjerë që kanë vepruar ilegal në Kosovë janë ndërprerë nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART).

Duke folur në konferencën e rregullt për shtyp, Metchild Henneke, zëdhënëse e Shtyllës së IV të UNMIK-ut, tha se ART i ka ndërprerë operatorët tjerë që kanë vepruar ilegalisht qe një kohë të gjatë, ndërsa aty ku ka pasur nevojë për këtë, ndërprerja është bërë me ndihmën e policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së.

Gazetarët serbë të cilët jetojnë në Graçanicë, kanë akuzuar UNMIK-ut se ua kanë ndërprerë linjat telefonike si ato fikse ashtu edhe ato mobile, duke u vështirësuar kështu “komunikimin me ambulancat për të sëmurët, dërgimin e lajmeve dhe informimin për konferenca të ndryshme.”

Henneke tha se të gjithë e dinë se operatori telefonik 063 nuk ka licencë për veprim, andaj ART ka ndërmarrë masa kundër funksionimit të tij.

“Shtylla e IV e mbështet këtë veprim që është ndërmarrë nga AKM-ja, që është e bazuar në baza ligjore”, tha ajo

ECIKS / KosovaLive