Prishtinë, 1 qershor 2004 – Nënshkrimi i kontratës kolektive për të gjitha ndërmarrjet shoqërore në vend do të zgjidhë statusin e tyre. Kështu mendojnë sindikalistet kosovarë. Mirëpo kryesindikalistët e vendit kanë ofruar propozimet e tyre Qeverisë për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të Trepçës. Ata paralajmëruan se nëse nuk përfillen propozimet e tyre ata nuk marrin përgjegjësinë nëse situata eskalon.
Qeveria do t’i shqyrtojë propozimet e sindikalistëve dhe ajo do t’i përkrahë punëtorët, mirëpo sipas ministrit të punës dhe mirëqeniës sociale Ahmet Isufi, tani mundësitë janë të kufizuara për skkak të buxhetit. Drejtori i përgjithëshëm i Trepçës, Nazmi Mikullovci, mendon se statusi i punëtorëtve të Trepçës do të zgjidhet mirëpo sipas tij punëtorët duhet të pajtohen me vendet të cilat merren nga institucionet e larta të Kosovës. Duhet të zgjidhet statusi i të gjithë punëtorëve të ndërmarrjeve shoqërore në vend dhe jo vetëm të atyre të kolapsit të Trepçës, mendon Ahmet Shala, zv.drejtor i AKM-së. Sipas tij, privatizimi do të zgjidhte këtë çështje. Në debatin e sotëm kushtuar Trepçes, u tha se ky kolektiv është problem edhe politik, me theks se institucionet e vendit duhet të kenë një strategji të qartë për këtë institucion të rëndësishëm ekonomik për vendin tonë.
ECIKS / Radio 21