Bordi i AKM-së vendos zbllokimin e procesit të privatizimit

PRISHTINË, 17 Dhjetor 2003 – Pas një mbledhjeje maratonë që përfundoi mbrëmë vonë bordi i AKM-së ka marrë vendim për zhbllokimin e procesit të privatizimit, si dhe ka pranuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e menaxheres së AKM-së, Marie Fuçi. Diskutimi për shkarkimin e saj është lënë për datën 16 janar 2004. Ndërkaq Bordi ka vendosur që të shpallet tenderi për fazën e tretë të procesit të privatizimit.Vendimi për rintenderimin e fazës së tretë, e cila është anulluar muaj më parë, është pasuar me konsensus ndërmjet anëtarëve të bordit për ratifikimin e 5 kontratave të shitjeve të bëra përmes rrethit të parë të tenderave, si dhe me pajtimin për nënshkrimin e 19 ndërmarrjeve nga 23 të rrethit të dytë të tenderëve.

ECIKS / Balkanweb