Biznesmenët shqiptarë investojnë në procesin e privatizimit

Prishtinë, 22 prill 2004 – Kosova është e sigurt për të investuar dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosove tani është koha të investojnë në ekonominë e vendit. Kështu tha sot biznesmeni shqiptaro amerikan Hari Bajraktari në ceremoninë e dorëzimit të kompanisë së “Kombinatit të drurit” në Pejë që është shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit. Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë Marsi Ris ka theksuar se investimet në blerjen e kompanive shoqërore në procesin eprivatizimit kanë rëndësi për kosovarët. “Së pari jam shumë e kënaqur që sot jam në Pejë dhe është kjo një ditë e veçantë për këtë qytet. Hari Bajraktari është shqiptaro amerikani i parë që ka investuar në procesin e privatizmit dhe ka blerë këtë fabrikë e që do të fillojë punën tani. I gjithë Komuniteti Ndërkombëtar së bashku janë duke punuar që ky proces të mos jetë i bllokuar , natyrisht si të gjithë diplomatët këtu edhe unë jam optimiste. Mendoj se mënyra se si ka vepruar Hari Bajraktari është një veprim i mirë që edhe të tjerët duhet të investojnë këtu”, tha Marsi Ris. Ndërsa në pyetjen e zonjës Ris për largimin e Marie Fuçit e cila ende është duke vazhduar punën në AKM, ajo tha se nuk ka ndonjë koment. 75 për qind të investimeve në blerjen e “Kombinatit të Drurit” janë bërë nga biznesmeni Hari Bajraktari dhe 25 nga biznesmenë vendor.

ECIKS / Balkanweb