Bie inflacioni në Euroland

LUXEMBURG, 20 qershor 2003 – Niveli i inflacionit në Euroland ka rënë për herë të parë gjatë dy viteve të fundit nën shkallën 2 përqind. Stabiliteti i çmimeve gjatë muajit maj ka bërë që shkalla e inflacionit për këtë muaj të jetë 1,9 përqind. Përjashtim bën vetëm Irlanda, ku niveli i inflacionit në maj ka qenë 3,9 përqind, ndërsa vendi me inflacionin më të ulët mbetet Gjermania me gjithsejt 0,6 përqind. Qysh prej mesit të vitit të kaluar ngritja e çmimeve zakonisht kishte kaluar vlerat prej 2 përqind. Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), holandezi Wim Duisenberg, ka deklaruar para pak kohësh në Bruksel se për vitin 2004 prognozat parashohin rënie të vazhdueshme të inflacionit.

ECIKS – (K.D.)