BERZH e interesuar për projektet infrastrukturore të Kosovës

Sot Kosovën e vizitoi një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që drejtohej nga Manish Vasistha dhe Alexandry Chirmiciu.Kjo është vizita e parë e një delegacioni të BERZH-it pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë institucion financiar ndërkombëtar.Gjatë një takimi me ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota, delegacioni i BERZH-it u njoftua me punët dhe projektet e Ministrisë së Infrastrukturës. Ministri iu prezantoi edhe një numër projektesh infrastrukturore si : ndërtimin e autostradave, ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës si dhe projekte të tjera nga fusha e përgjegjësisë së kësaj ministrie.

Përfaqësuesit e BERZH-it u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektet dhe nevojat infrastrukturore të Kosovës.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet, me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes më të gjerë të BERZH-it në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të vendit tonë.

/Koha /