Prishtinë, 22 shtator 2005 – Bashkimi Evropian deri më tash ka dhënë 60 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Aktualisht BE është duke i financuar programet e shërbimeve këshilluese për biznes të quajtura Tam dhe Bas, të cilat i menaxhon Agjencia Evropian për Rindërtim. Këto dy programe kanë treguar rezultate të kënaqshme në zhvillimin e disa ndërmarrjeve në Kosovë. Nëpërmjet këtyre dy programeve ofrohet ndihmë profesionale për ngritjen e kapaciteteve në ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha më e qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.
Tam programi përkrah 53 ndërmarrje kosovare në zhvillimin e planeve të biznesit, të marketingut, të resurseve humane dhe të teknologjisë. Ndërkaq Bas-programi deri më tani në Kosovë ka aprovuar 13 programe dhe janë në shqyrtim edhe 19 programe të tjera.
ECIKS / QIK