BB do të përkrahë tutje institucionet e Kosovës

Prishtinë, 5 prill 2005 – Banka Botërore do të vazhdojë përkrahjen e institucioneve të Kosovës në fushën financiare dhe profesionale. Kështu u shpreh përfaqësuesi i këtij institucioni ndërkombëtar financiar Uiliam Delinger pas takimit me ministren e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli.

“Banka Botërore e cila ka përkrahur projektet e ndryshme zhvillimore në Kosovë do të vazhdojë të përkrahë edhe realizimin e projekteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve nga institucionet e Kosovës”, ka theksuar ministrja e Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli. Ajo tha se Banka Botërore do të ofrojë për këtë ministri mbështetje financiare dhe asistencë profesionale me ekspertë.

Mbështjen për Qeverinë e Kosovës e pohoi edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore. Ai nënvizoi se Banka Botërore është e gatshme për raundin e katër të mbështetjes në kuadrin e të cilit do të sigurojë mbështetje për ministritë, e cila do të përfshijë ndihmë financiare, duke mos lënë anash edhe përkrahjen profesionale për ministritë.

ECIKS / QIK