Barkod i veçantë për bizneset e Kosovës

Prishtinë, 26 nëntor 2004 – UNMIK-u dhe GS1 në një takim që është mbajtur javën e kaluar në Bruksel, kanë arritur marrëveshjen mbi shfrytëzimin e një barkodi të veçantë për bizneset e Kosovës. GS1 – deri më tani i njohur si European Article Numbering (EAN) International – është organizatë jo-përfitabile e cila administron me barkodet të njohura ndërkombtarisht për prodhime dhe shërbime.

Takimi u mbajt me kërkesë të Shtyllës së IV të UNMIK-ut, dhe pasi që Oda Ekonomike e Kosovës ka kuptuar se nuk mund të bëhet instutucion për lëshimin e barkodeve për bizeneset kosovare. GS1 ka sqaruar se, globalisht, më nuk shfrytëzohen shërbimet e Odave Ekonomike për barkodet. Aktualisht, bizneset të cilat kanë nevojë të shfrytëzojnë barkodet, duhet bashkarisht ta themelojnë një nën-organizatë GS1. Mirëpo, një nën-organizatë e tillë do të kushtonte, dhe ajo mund të jetë e vlefshme në qoftë se një numër i mjaftueshëm i bizneseve do të jenë pjesëmarrëse. Për vende dhe territore të vogla, GS1 i përdor procedurat përmes të cilave një biznes mund të aplikojë drejtëpërdrejtë për barkod në qendrën e GS1. Marrëveshja e arritur në takimin e mbajtur në Bruksel lejon që të kuptohet se bizneset kosovare mund të aplikojnë individualisht dhe drejperdrejtë në GS1 për barkod, ndërsa për informacione të tjera ato mund ta kontaktojnë Odën Ekonomike të Kosovës.

ECIKS / RTK