Banka e Shqiperise bën gati lejen për 'Raiffeisen'

Tiranë, 13 prill 2004 – Te merkuren Banka e Shqiperise do t’i jape lejen bankes austriake “Raiffeisen” per te ushtruar veprimtari bankare ne vendin tone. Lajmi eshte njoftuar ne pikat e rendit te dites qe do te diskutohen nga Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise gjate javes qe vjen. Banka “Raiffeisen” ka blere banken e Kursimeve nepermjet nje tenderi te hapur nderkombetar ne dhjetorin e vitit te kaluar kundrejt nje shume 126 milione dollare, e cila do te arketohet ne buxhetin e shtetit pasi banka te jete regjistruar ne Gjykaten e Faktit te Tiranes. Po keshtu mbikeqyrja bankare javen qe vjen do t’i miratoje Bankes se Kursimeve lejen per fillimin e kredidhenies. Sherbim ky qe i ishte pezulluar bankes qe ne vitin 1998 per shkak te perfshirjes se saj ne procesin e privatizimit. Dhenia e lejes nga Banka e Shqiperise kundrejt bankes “Raiffeisen” ishte cilesuar nje nga detyrimet qe pala shqiptare duhet te plotesonte kundrejt fazes se pare te kalimit te pronesise. Sakaq, Banka e Shqiperise ne nje deklarate ku parashikohen kercenimet ndaj stabilitetit financiar per gjashtemujorin e pare 2004, paralajmeron se ndryshimet strukturore ne sistemin bankar, duke perfshire edhe privatizimin e Bankes se Kursimeve, do te ndikojne ne rritjen e shkalles se konkurrences ne sistemin bankar. Ato pritet te shoqerohen me rritjen e kapaciteteve te kreditimit te ekonomise, me zvogelim te kostos se kryerjes se sherbimeve bankare dhe me nje perfitueshmeri me te madhe per depozituesit, thuhet ne deklarate.

Rritja e konkurrences mund te sjelle edhe zvogelimin e marzhit te fitimit per banka te vecanta, gje qe do te vendose ne prove cilesine e politikave ekzistuese te kreditimit dhe te administrimit te fondeve perkundrejt nevojes se ruajtjes se pjeses se tregut apo te marzhit ekzistues te fitimit. Imponohet keshtu, nevoja per rishikimin e politikave ekzistuese te bankave ne menyre qe ato te reflektojne realitetin e ndryshuar si edhe te pritshem ne mjedisin konkurrues, thuhet ne deklaraten e Keshillit te Mbikeqyrjes. “Raiffeisen” pritet te marre pronesine mbi banken me te madhe te nivelit te dyte brenda ketij muaji.

ECIKS / Korrieri