Prishtinë, 17 prill 2003 – Bordi Ekzektuvi i Bankës Botërore ka aprovuar një grant prej 15 milionë dollarësh për Kosovën, që do të mbështesë përpjekjet për forcimin e politikave ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, inkurajimin e rritjes ekonomike, hapjen e vendeve të punës dhe ristrukturimin e minierave dhe energjetikës.
Programi i ri do të zhvillohet mbi asistencën ekzistuese të Bankës për rehabilitim dhe zhvillim në Kosovë, për të cilën Banka ka dhënë 80 milionë dollarë që nga fundi i konfliktit në vitin 1999.
Asistenca e Bankës Botërore për Kosovën do të jepet si grant nga Shoqata e Zhvillimit Ndërkombëtar (IDA).
ECIKS / Balkanweb