Autostrada deri tani 250 milionë euro

23 Gusht 2011 – Tre segmentet e para të autostradës Vermice-Merdare, e cila po ndërtohet nga kompania Bechtel & Enka pritet të përfundojnë në fund të tetorit.

Kryeministri Thaçi theksoi se ndërtimi i autostradës do t’i kontribuoj zhvillimit ekonomik të vendit dhe se deri më tani nga Qeveria për ndërtimin e autostradës janë dhënë 250 milionë euro.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, tha se nëse vazhdohet me këtë ritëm, deri në fund të muajit tetor do të përfundojnë seksioni 1, 2 dhe 3 i autostradës, i gjatë prej 38 kilometrash dhe i cili do të mund të përdorët nga qytetarët.

Telegrafi

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.