Me ftesë të Ministrisë së Financave Austriake, Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Republikën Federale të Austrisë, Sabri Kiqmari, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë Austriake të Financave, Reinhold Lopatka si dhe me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit me Lopatka, Ministri Shala ka falënderuar autoritetet austriake për përkrahjen e vazhdueshme politike dhe ekonomike që kanë dhënë për Kosovën duke potencuar këtu kontributin e çmuar austriake në zhvillmin ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar financiar, posaqërisht në FMN dhe BB.
Ministri Shala dhe Lopatka kanë rënë dakort që shumë shpejt të fillojnë negociatat mbi Marrëveshjen për Eliminin e Tatimit të Dyfishtë si dhe Mbrojtjen e Investimeve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në mënyrë që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik dhe tregëtar midis dy vendeve.
Gjatë takimit Lopatka ka theksuar që shteti austriak është shumë i interesuar për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën. Për më shumë, ai ka premtuar që autoritetet austriake do të përkrahin fuqishëm integrimin e Kosovës në të gjitha mekanzimat ndërkombëtar financiar.
Ministri Shala u ka bërë thirrje të gjitha kompanive austriake, duke e pasur garantues vet shtetin austriak, që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë ngase Kosova tani përfaqëson një treg të mundësive të madhe për investime dhe projekte kapitale.
Marëdhëniet dhe problemeve tregtare të Kosovës me vendet fqinjë si dhe përfaqësimi i Kosovës në mekanzimat ekonomik rajonal ishin çëshje për të cilat po ashtu u diskutua në këtë takim.
Telegrafi