Përforcohen lidhjet e biznesit Çeki – Kosovë

Delegacionet e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Çekisë sot vlerësuan se takimi në mes tyre do ti kontribuon krijimit të urave të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Në takimin e delegacioneve të dy Odave të cilët i udhëheqësin nënkryetarët Safet Gërxhaliu dhe Josef Cilkek, e ku ishte prezentë edhe ambasadorja e Republikës së Çekisë në Kosovë Janina Hrebickova u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në sektor të ndryshëm.

Së bashku me delegacionin nga Çekia ishin edhe 8 kompani të specializuara nga ky vend, të cilat sipas fjalëve të nënkryetarit të Odës Ekonomike të Çekisë, janë lidere në lëmin e teknologjisë, industrisë, makinerisë dhe nga lëmia e teknologjisë informative.

“Nga këndvështrimi im është një hapësire tjetër interesante e bashkëpunimit. Ne kemi formën e financimit te projekteve konkrete, sidomos ne birrari apo sektorë tjere te cilat i zgjerojnë prodhimet e tyre ne vende tjera. Ne ofrojmë pakete te shërbimeve”, tha Josef Cilkek .

Nënkryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se është e vërtet se qëllimi i OEK është te ndërtojë ura te bashkëpunimit dhe ne ketë drejtim mendon që vizita e delegacionit çek është një dëshmi për kontributin e veçantë të OEK-ut. Nga Çekia mund te përfitojmë shume ne aspektin e transferit te “Know-How” dhe të teknologjisë por dhe sistemit edukativ, ku ata kanë një përvojë shume me te avancuar, tha Gërxhaliu.

Telegrafi