Prishtinë, 20 Janar 2004 – Kryeminstri i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, pas takimit të së hënës që zhvilloi me përfaqësuesit e administratës ndërkombëtare dhe të Agjensisë Kosovare të Mirëbesimit, ka paralajmëruar se nëse procesi i privatizimit nuk vazhdon, atëherë mund të vijë deri te ngrirja e raporteve ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe AKM-së. Edhe pse Qeveria e Kosovës, ditë më parë kishte kërkuar nga shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri që të definohen raportet dhe përgjegjësitë ndërmjet AKM-së dhe Qeverisë së Kosovës, asnjë rezultat nuk u arrit edhe pas takimit të sotem që zgjati më shumë se dy orë. Kabineti qeveritar i kryeministrit Rexhepi në takimin e së hënës me shefin e administratën ndërkombëtare të UNMIK-ut, Hari Holkeri dhe përfaqësuesit e AKM-së kanë diskutuar kryesisht rreth procesit të privatizimit. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, edhe njëherë ka shprehur pakënaqsinë me rrejdhat e privatizimit dhe punën e AKM-së. Kryeministri i Kosovës Dr. Bajram Rexhepi ka bërë të ditur se qeveria e tij qëndron prapa kërkesave të mëhereshme, duke përmednur këtu disa nga pikat që janë thyer nga drejtoresha menaxhuese e AKM-së, Maria Fucci dhe udhëheqësi i shtyllës së IV-të të UNMIK-ut Nicolaus Lambsdorf.
Rexhepi kishte paralajmëruar largimin e atyre që po e bllokojnë privatizimin, në mënyrë që ky proces të shkojë përpara, kurse edhe gjatë takimit të sotëm ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që të definohen raporet e ekzekutivit dhe AKM-së, duke përmendur edhe emra, sepse siç u shpreh ai, në shumicën e rasteve menaxhimi i keq ka qenë një nga shkaktarët i ngecjes së procesit të privatizmit.
ECIKS / BalkanWeb